Sporti

Real Madrid shpreh ngushëllime për vdekjen e Diogo Jotas

07/03/2025 13:09
nga:Lorik J

Real Madridi ka lëshuar një deklaratë pas ndarjes nga jeta të sulmuesit të Liverpoolit, Diogo Jota, dhe vëllait të tij, Andre Silva.

“Real Madrid C.F., Presidenti dhe Bordi i Drejtorëve shprehin keqardhje të thellë për vdekjen e Diogo Jota, lojtarit të Liverpool FC, dhe vëllait të tij André Silva, lojtarit të F.C. Penafiel.

“Real Madridi dëshiron të shprehë ngushëllimet dhe dashurinë e tij familjeve, të dashurve, shokëve të ekipit dhe klubeve të tyre.”

“Real Madridi bashkohet me pikëllimin e madh të të gjithë tifozëve të futbollit. Pushoni në paqe.”

/GazetaBlic Sport