Sporti

Kryeministri portugez: Kjo është një ditë e trishtueshme për futbollin

07/03/2025 12:41
nga:Lorik J

Kryeministri portugez Luis Montenegro shkroi në rrjetin social X se vdekja e Diogo Jota dhe vëllait të tij Andre Silva është një “ditë e trishtueshme” për futbollin.

“Lajmi për vdekjen e Diogo Jota-s, një sportist që e dërgoi lart emrin e Portugalisë, dhe të vëllait të tij është i papritur dhe tragjik”, tha kryeministri portugez Luis Montenegro.

Kryeministri i vendit portugez i dërgoi “ngushëllimet e tij më të thella” familjes së vëllezërve në një postim në mediat sociale.

“Kjo është një ditë e trishtueshme për futbollin dhe për sportin kombëtar dhe ndërkombëtar”, shtoi ai.

/GazetaBlic Sport