Lajme

Analisti Latifi shpjegon simbolikën e gomerëve të Kocit para Kuvendit: Qe çka simbolizon

07/03/2025 12:12
nga:Genita C

Analisti Blerim Latifi ka bërë një analizë të figurës së gomarit pas veprimit të avokatit, Arianit Koci, që shkoi para Kuvendit të Kosovës me katër gomerë.

Latifi ka përshkruar figurën e gomarit në historinë e lashtë dhe si shihet në popuj të ndryshëm gomari.

Ndërsa ai ka shpejguar se në kulturën shqiptare gomari simobolizon vesin e kokëfortësisë e të budallallëkut.

“Diku tjetër simbolizon vesin e kokëfortësisë e të budallallëkut. Kjo simbolikë e fundit është e përhapur sidomos në traditën kulturore shqiptare. Ajo shprehet në fraza të tilla si “Ngulë krye si gomari” dhe ” I pamarrun vesh si gomari”.” – ka shkruar ai, duke shtuar se veprimi i Kocit kishte këtë mesazh.

Shkrimi i tij:

Gjatë historisë së tij kulturore njerëzimi ka përpunu një simbolikë mjaft të pasur për figurën e gomarit. Në shumë kultura gomari simbolizon cilësi pozitive, e në shumë të tjera cilësi negative.

Në traditën kristiane gomari simbolizon paqen dhe përulësinë. Kjo falë asaj se Testamenti i Ri na tregon se Jezusi hyri në Jerusalem në Ditën e Palmave hipur mbi një gomar.

Në traditën islamike simbolika është tjetër.

Një sure kuranore flet për Zotin që e urren zërin e gomarit.

Në tradita të tjera gomari simbolizon robin që punon për të tjerët, pa u ankuar asnjëherë.

Diku tjetër simbolizon vesin e kokëfortësisë e të budallallëkut. Kjo simbolikë e fundit është e përhapur sidomos në traditën kulturore shqiptare. Ajo shprehet në fraza të tilla si “Ngulë krye si gomari” dhe ” I pamarrun vesh si gomari”.

A e transmetojnë pikërisht këtë simbolikë katër gomerët e Kocit para Kuvendit të Kosovës?

Mendoj se po. Edhe numri i tyre flet vetë.