Lajme

Kadrijaj: Mazhoranca po shkel kushtetutën, duhet kthyer votimi i hapur

07/03/2025 11:51
nga:Genita C

Pas dështimit të seancës së 41-të, Time Kadrijaj nga AKK ka folur nga foltorja e Kuvendit, duke kërkuar kthimin në votim të hapur, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Kjo mazhorancë po e shkel Kushtetutën, dhe si qeveri opozitare kërkojmë që të kthehemi në votim të hapur, siç e ka përcaktuar aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese”, tha Kadrijaj.