Sporti

Lajm tragjik: Vdes futbollisti i Liverpoolit, Diogo Jota

07/03/2025 10:14
nga:Lorik J

Futbollisti 28-vjeçar portugez i Liverpoolit, Diogo Jota, vdiq herët këtë mëngjes në një aksident rrugor në provincën e Zamorës në Spanjë.

Incidenti ndodhi në kilometrin e 65-të të autostradës A-52, pranë komunës së Palacios de Sanabria.

Lojtari i Liverpoolit vdiq kur makina me të cilën udhëtonte me vëllanë e tij Andre, një futbollist profesionist 26-vjeçar, doli nga rruga, duke u përfshi në zjarr.

Sipas dëshmitarëve që telefonuan në numrin 112, makina u përfshi nga flakët.

/GazetaBlic Sport