Edita Tahiri, ka lavdëruar kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.
Derisa ka postuar një fotografi të përbashkët në profilin e saj në Facebook, ajo ka vlerësuar se Krasniqi është një lider politik vizionar.
Tahiri ka treguar se Krasniqi ka qenë student i saj, duke shtuar se ai ka qenë student i shkëlqyer.
“Kenaqesi e vecante per mua ta shoh studentin lider politik vizionar – Memli Krasniqi ishte student imi i shkelqyer i shkencave politike ne UP”, ka shkruar Tahiri.


