Sporti

Konkurrencë për Rrahmanin, Napoli afër transferimit të qendër mbrojtësit të Bolognas për 30 milionë euro!

07/03/2025 09:34
nga:Lorik J

Napoli nuk ka hequr dorë nga mbrojtësi i Bolognas, Sam Beukema, i cili tani është afër bashkimit me klubin e Contes.

Mbrojtësi holandez ka qenë gjithmonë objektivi primar i Napolit në mbrojtje pavarësisht çmimit prej 30 milionë eurosh që kërkon Bologna. Mbrojtësi 26-vjeçar ka bërë 65 paraqitje në Serie A me Bologna-n dhe ka fituar Kupën e Italisë në sezonin 2024-25.

Gjatë kohës së tij në Dall’Ara, ai bëri gjithashtu tetë paraqitje në Ligën e Kampionëve.

Transferimi i tij tek Napoli do shtojë konkurrencën për Amir Rrahmanin, qendër-mbrojtësin kosovar.

/GazetaBlic Sport