Sporti

Ciro Immobile kthehet në Serie A

07/03/2025 08:46
nga:Lorik J

Sulmuesi italian, Ciro Immobile, po kthehet në atdheun e tij pasi kaloi një sezon te skuadra turke Besiktas.

Ai do t’i bashkohet Bolognas nga sezoni i ardhshëm, dhe transferimi do të njoftohet zyrtarisht në ditët në vijim.

Të dyja palët kanë arritur një marrëveshje që do të rezultojë në përfundimin e kontratës së Immobile me klubin turk dhe nënshkrimin e një të reje me Bologna-n.

Immobile do t’i bashkohet ekipit me një kontratë njëvjeçare me mundësi zgjatjeje për një sezon tjetër.

/GazetaBlic Sport