Sporti

Zyrtare: Gjelbrim Taipi transferohet tek Prishtina

07/02/2025 17:53
nga:Lorik J

Skuadra e Prishtinës ka njoftuar transferimin e futbollistit me përvojë, Gjelbrim Taipi.

Taipi edicionin e fundit ishte pjesë e Partizanit, teksa GazetaBlic Sport kishte raportuar disa ditë më parë për kalimin e tij tek Prishtina.

Taipi do jetë gati për ndeshjet e Europës dhe do t’i sjellë shumë përvojë kryeqytetasve.

Transferimin e tij e ka komunikuar faqja zyrtare e Prishtinës në Facebook.

/GazetaBlic Sport