Sporti

Superliga polake mbushet me lojtarë shqiptarë, Selmani bëhet me ekip të ri

07/02/2025 12:08
nga:Lorik J

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Astrit Selmani, ka gjetur skuadrën e re gjatë afatit kalimtar të verës.

Pas largimit nga Dinamo i Bukureshtit, sulmuesi kosovar tashmë pritet të zyrtarizohet te skuadra e re.

Rakow Czestochowa, duket se është destinacioni i radhës për lojtarin kosovar.

28-vjeçari sezonin e kaluar zhvilloi 39 ndeshje, shënoi 14 gola dhe bëri shtatë asiste.

Vlera e tij në sajtin “Transfermarkt” është 1.8 milionë euro, por transferimi te skuadra polake, do të ndodhë me parametra zero.