Sporti

Befasi e madhe në Wimbledon, Alexander Zverev eliminohet në raundin e parë

07/01/2025 20:40
nga:Mergim Rreci

Befasia më e madhe e turneut të tenisit Wimbledon lidhet me eliminimin e Alexander Zverev.

Tenisti gjerman, i renditur në vendin e tretë, humbi ndaj Artur Rinderknech me rezultatin 6:7(3), 7:6(8), 3:6, 7:6(5), 4:6, transmeton GazetaBlic Sport.

Ndeshja zgjati 4 orë e 44 minuta, me francezin që siguroi fitoren e madhe, i cili renditet në vendin e 72-të në ATP.