Sporti

Atletico Madrid synon transferimin e Davide Fratesi

07/01/2025 18:48
nga:Mergim Rreci

Atletico Madrid po tregon interes serioz për mesfushorin e Interit, Davide Fratesi, raportoi gazetari Gianluca Di Marzio.

Sipas informacionit, Nerazzurrët u përpoqën të bënin një marrëveshje shkëmbimi me djalin e Diego Simeones, Giuliano, por Los Colchoneros refuzuan.

Ende nuk është e qartë nëse nënkampioni italian dhe evropian është gati të ndahet nga Fratesi dhe, nëse po, me çfarë çmimi.

/GazetaBlic Sport/