Lajme

Vendosja e gurthemeleve për urat mbi Ibër, ndalohen gjashtë persona

07/01/2025 18:17
nga:Sh R

Policia e Kosovës ka ndaluar gjashtë persona gjatë ceremonisë për vënien e gurthemelit për dy urat e reja mbi lumin Ibër.

Lajmin për GazetaBlic, e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, ku thotë se të njëjtit janë ndaluar për mosrespektim të urdhrave të Policisë.

Ai ka paralajmëruar gjoba ndaj të njëjtëve.

“Atyre do t’u shqiptohet nga një tiketë për kundërvajtje,”, ka deklaruar Elshani për GazetaBlic.