Sporti

Axel Witsel largohet nga Atletico Madrid

07/01/2025 14:24
nga:Lorik J

Atletico Madrid ka konfirmuar se mesfushori belg Axel Witsel është larguar nga klubi pas skadimit të kontratës së tij më 30 qershor 2025.

Witsel, i cili iu bashkua Atletico-s në sezonin 2022/23, bëri 116 paraqitje në La Liga, Kupë të Mbretit, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Spanjës, duke shënuar tre gola.

Në mesazhin e tij të lamtumirës, ​​36-vjeçari tha: “Faleminderit për besimin, pasionin dhe mbështetjen e palëkundur. Ishte një nder të vishja këtë fanellë dhe gjithmonë do t’i ruaj këto kujtime.”

Për lojtarin ka interes nga klubet arabe.

/GazetaBlic Sport/