Lajme

Asgjë e re, dështon edhe tentativa e 40-të për konstituimin e Kuvendit

07/01/2025 11:26
nga:Y I

Ka dështuar për herë të 40-të të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

Subjektet politike opozitare nuk ishin pro votimit të fshehtë ashtu siç kanë deklaruar tash e sa kohë dhe nuk propozuan anëtar për Komisionin.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e hodhi për votim por nuk mori votat e nevojshme

“51 per, kunder s’ka , ska abstenim” tha Dehari raprorton “Gazeta Blic”.

Seanca e radhës pritet të mbahet pas 48 orësh në orën 11:00.