Sporti

Thiago Silva: Jam i sigurt që tifozët e Milanit e vlerësuan fitoren tonë

07/01/2025 08:26
nga:Lorik J

Kapiteni i Fluminense-s, Thiago Silva, foli për mediat italiane që mbuluan Kupën e Botës për Klube në Shtetet e Bashkuara.

Veterani 40-vjeçar ishte shumë i lumtur me fitoren 2-0 të ekipit të tij Fluminense ndaj nënkampionit të Evropës, Inter.

Silva tha se ia dedikoi gjithashtu fitoren tifozëve të Milanit.

“Fitorja kundër Interit është një rezultat shumë i rëndësishëm për ne. Nuk ishte një ndeshje e lehtë”, tha Silva.

“Këtë javë fola me Allegrin, një mik të mirë timin. I kërkova informacione rreth Interit. Ai më dha shumë këshilla të vlefshme”.

“Jam i sigurt që tifozët e Milanit e vlerësuan rezultatin dhe fitoren tonë. Ua dedikoj edhe atyre këtë fitore. Mendoja për ta gjatë gjithë ndeshjes”, tha Thiago Silva.

/GazetaBlic Sport