Lajme

“Kurti e sheh veten mbi ligjin dhe Kushtetutën – vështirë të ketë zgjidhje brenda 30 ditësh”

06/30/2025 21:45
nga:G B

Një tjetër takim i thirrur nga presidentja Osmani me krerët e partive politike në Kosovë pritet të ndodhë së shpejti.

Ish diplomati, Avni Arifi, ka folur për pritjet dhe se a do të mund të konstituohet Kuvendi brenda afatit të paraparë nga Gjykata Kushtetuese.

Ai për Gazeta Blic thotë se gjasat janë të pakta për zgjidhje brenda 30 ditësh, pasi Kurti e sheh veten mbi ligjin dhe Kushtetutën.

“Duke e keqinterpretuar dhe duke e nxjerrë në temë tuxhërllëku vendimin e Kushtetueses, mesazhi i Kurtit është se ai e ndjen veten që qëndron përmbi ligjin dhe mbi Kushtetuesen. Në këtë mënyrë gjasat janë të pakta se do të ketë zgjidhje brenda 30 ditësh. Kurti po e shtyn zgjidhjen kah një drejtim që është jashtë ligjor dhe jashtë kushtetues”, ka vlerësuar Arifi.

Ai ka dhe dy fjalë për rolin e Osmanit.

“Mirë që na ka kujtuar që Kosova duhet me pas Presidente. Me pi kafe është gjithë me marifet. Kaq”, ka deklaruar Avni Arifi./Gazeta Blic/

“S’pritet konstituim brenda afatit, s’do Kurti”/ Analistët tregojnë rolin e presidentes për bllokadën në Kuvend