Skuadra e Llapit ka njoftuar për transferimin e Redon Bejtës.
Sulmuesi anësor, Bejta pas katër vitesh tek 2 Korriku, kthehet tek skuadra e Llapit, shkruan GazetaBlic Sport.
Më poshtë keni njoftimin e klubit të Llapit:
“𝐙𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫𝐞: 𝐑𝐞𝐝𝐨𝐧 𝐁𝐞𝐣𝐭𝐚 𝐫𝐢𝐤𝐭𝐡𝐞𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞 𝐋𝐥𝐚𝐩𝐢!
KF Llapi ka kënaqësinë të njoftojë rikthimin e sulmuesit të krahut, Redon Bejta, i cili pas katër viteve me FC 2 Korriku, kthehet në klubin ku morri hapat e parë si futbollist.
Këmbëshpejti Bejta, produkt i Akademisë sonë, është një lojtar me profil sulmues që mund të luajë si sulmues i krahut të majtë apo qendërsulmues dhe ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U15 dhe U17.
Gjatë qëndrimit të tij katër vjeçar te 2 Korriku, Bejta u dallua për angazhimin, disiplinën dhe kontributin e tij me gola. Rikthimi në qytetin dhe klubin e tij e motivon për të dhënë maksimumin në fanellën bardhekaltër.
Mirë se u riktheve në shtëpi, Redon”, shkruhet në njoftim.
/GazetaBlic Sport


