Arion Ymeri do të largohet nga Drenica.
Portieri i mirënjohur nga Skenderaj do të largohet pas një sezoni të suksesshëm.
‘GazetaBlic Sport’ mëson se portieri Ymeri nuk do të vazhdojë të mbrojë ngjyrat kuq e zj, ngjyra me të cilat e fitoi titullin kampion në Ligën e Parë.
Ymeri shquhet për aftësitë dhe sigurinë në portë, kurse titull kampioni kishte fituar edhe me skuadrën e Suharekës.
E ardhmja e tij do të bëhet shumë shpejt e qartë, me disa skuadra që kanë shprehur interesim për të.
/GazetaBlic Sport/


