Lajme

Publikohet videoja, policët shihen duke keqtrajtuar të dyshuarin gjatë arrestimit në Klinë

06/30/2025 14:50
nga:Genita C

Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tre zyrtarëve policorë të Stacionit të Klinës.

Ata dyshohet se e kanë keqtrajtuar një qytetar gjatë momentit të arrestimit në oborrin e shtëpisë së tij.

Ky rast raportohet të ketë ndodhur më 28 qershor të këtij viti në rrugën “Ismail Qemajli” në qytetin e Klinës.

VIDEO