Lajme

Kurti: 120 fëmijë të Bardhoshit do të kenë çerdhe të re, 71 çerdhe të ndërtuara gjatë mandatit tonë

06/30/2025 13:37
nga:Genita C

Albin Kurti ka njoftuar se brenda 36 muajve, do të ndërtohet një çerdhe e re për fëmijët e fshatit Bardhosh dhe zonave përreth, me një sipërfaqe prej 1552 m2 dhe një investim prej rreth 1.17 milionë euro, raporton GazetaBlic.

Siç thotë Kurti, ky projekt po realizohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Kurti theksoi se deri tani janë ndërtuar 71 çerdhe, ndërsa gjithsej janë investuar rreth 40 milionë euro, duke krahasuar këtë arritje me katër çerdhet që u ndërtuan gjatë 18 viteve të kaluara.