Lajme

Musliu i bën thirrje opozitës mos ta respektojnë rregulloren: Ta kthejmë debatin në Kuvend

06/29/2025 12:58
nga:Genita C

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për procedimin e 11 ligjeve antikushtetuese dhe ka theksuar se nuk pritet respektimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, raporton GazetaBlic.

Ajo akuzoi VV-në për tentativë për të instaluar një sistem monist dhe i bëri thirrje opozitës që të mos respektojë rregulloren e Kuvendit dhe të kthejë debatin në një veprim politik.

Musliu kërkoi një veprim të vendosur për të ruajtur Kosovën si shtet të lirë, sovran dhe demokratik.