Ish-deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka kujtuar paralajmërimin e tij të dhënë dhjetë vjet më parë për rrezikun e dykuptimësisë së Asociacionit, raporton GazetaBlic.
Ai ka shprehur shqetësimin se Kosova po bëhet “gazi i botës” për shkak të ngërçit në konstituimin e Kuvendit.
Tahiri theksoi se vendi është në një udhëkryq dhe ka nevojë për një lidership të qartë dhe vizionar që të udhëheqë Kosovën drejt një të ardhmeje më të mirë.


