Lajme

Shpërthen zjarri në një hapësirë të autopjesëve në Maxhunaj të Vushtrrisë

06/28/2025 16:55
nga:Y I

Një zjarr i madh ka shpërthyer në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë në një hapësirë të autopjesëve.

Këtë për Klankosova e bëri të ditur Fadil Hyseni, komandant i Zjarrfikësve në Vushtrri.

I njëjti shtoi se janë në lokalizim e sipër të zjarrit, dhe se deri tani nuk bëhet fjalë për të lënduar.

“Është një varrezë e kerreve, jemi në lokalizim e sipër, të lënduar nuk ka”, ka thënë Hyseni.