Lajme

Deklarohen nga Policia për të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

06/27/2025 20:39
nga:Y I

Pasditen e sotme janë regjistruar të shtëna me armë zjarri në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Në lidhje me rastin janë deklaruar nga Policia e Kosovës për “Gazeta Blic”.

Nga policia bëhet e ditur se nuk ka të lënduar.

“Rreth orës 17:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nuk raportohet për persona të lënduar,. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti” tha zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për “Gazeta Blic”.

LAJMI I FUNDIT: Të shtëna armësh në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, banorët në panik!