Sporti

Man City e “poshtëroi” Juventusin në Kupën e Botës për Klube

06/26/2025 23:02
nga:Lorik J

Manchester City ndërroi drejtim dhe arriti një fitore bindëse 5-2 kundër Juventusit në ndeshjen e fundit të Grupit G të Kupës së Botës për Klube.

Fitorja ishte shumë e rëndësishme për “qytetarët” që të përfundonin të parët në grup, ndërsa “bianconerët” mbetën në vendin e dytë.

Pas vetëm nëntë minutash lojë, Jeremy Doku kaloi Citizens në epërsi me një asistim të Ait-Nourit.

Por, vetëm dy minuta më vonë, Zonja e Vjetër i barazoi shifrat në 1-1 me golin e Teun Koopmeiners.

Pierre Kalulu ishte i pafat në minutën e 26-të, pasi shënoi auto-gol nga një aksion që nuk paraqiste rrezik për portën e Bianconerëve.

Manchester City vazhdoi të dominonte minutat e mbetur të pjesës së parë, duke krijuar edhe disa raste të sigurta për gol.

Në minutën e 52-të, Erling Haaland thelloi epërsinë e Citizens, kur shënoi për 3-1 me një asistim të Matheus Nunes.

Radha për gol i erdhi edhe Phil Fodenit, kur shënoi për 4-1 në minutën e 69-të nga një asistim i Savinhos.

Savinho (75’) më pas ndryshoi rol, nga asistues në golashënues, kur realizoi për 5-1.

Dusan Vlahovic realizoi për 5-2 në minutën e 84-të, por që ishte vetëm sa për ta kënaqur vetën.

Manchester City e mbyll këtë fazë si lider me nëntë pikë në Grupin G, tri më shumë se Juventusi, Al Ain më tri dhe Whydad Casablanca pas asnjë.