Jonathan David ka rënë dakord për kushtet personale me Juventusin, raporton gazetari Alfredo Pedula.
Klubi me qendër në Torino dhe sulmuesi 25-vjeçar kanë rënë dakord për një kontratë me një pagë vjetore prej 6 milionë eurosh.
Përveç kësaj, David do të marrë midis 1 dhe 2 milionë euro në bonuse për sezon.
Pengesa kryesore në finalizimin e marrëveshjes mbeten tarifat e agjentëve, me përfaqësuesit e lojtarit që kërkojnë mbi 10 milionë euro.
Pasi mori oferta nga Turqia dhe Arabia Saudite, David është i vendosur të garojë në Serie A.
Kanadezi luajti 32 ndeshje për Lille në Ligue 1 sezonin e kaluar, duke shënuar 16 gola. Ai u largua nga klubi francez si lojtar i lirë.
/GazetaBlic Sport


