Lajme

Maliqi: Vendimi i Kushtetueses e vërteton edhe njëherë se fajtore për këtë bllokadë është LVV-ja!

06/26/2025 20:11
nga:Y I

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh ka  folur njohësja e zhvillimeve politike, Aferdita Maliqi.

Maliqi tha se një vendim i tillë tregon atë që është thënë vazhdimisht se pergjegjesia i takon Vetevendosjes si parti që ka të drejten e propozimit.

Ajo tha se vendimi i Kushtetueses e vërteton edhe njëherë se fajtore për këtë bllokadë është Vetevendosje.

“Njoftimi për media i Kushtetueses lidhur me konstituimin e Kuvendit ku konstaton se Kuvendi duhet të konsituohet brenda 30 ditëve tregon atë qe e kemi thenë vazhdimisht se pergjegjesia i takon Vetevendosjes, si parti qe ka te drejten e propozimit. Ky vendim e verteton edhe njehere se fajtore për këtë bllokadë eshte partia Vetevendosje, e cila nuk ka pas vullnet të bëje marrêveshje politike ose kompromise me grupet tjera paralamentare” tha Maliqi për “Gazeta Blic”.

Ajo potencoi se një vendim i tillë është detyrim për reflektim dhe çdo shtyrje e qëllimshme e mos-konstituimit të Kuvendit të Kosovës është shkelje kushtetuese .

“Ky vendim është detyrim për reflektim dhe çdo shtyrje e qëllimshme e mos-konstituimit të Kuvendit të Kosovës është shkelje kushtetuese dhe Vetevendosje duhet të merret përgjegjese, pasi i takon asaj te bej marreveshje politike ose te bej zgjidhje” tha Maliqi për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/

Lajmi i fundit nga Kushtetuesja: Për 30 ditë duhet të përfundojë seanca konstituive