Lajme

Abelard Tahiri: Gjykata ndali një devijim të rrezikshëm kushtetues

06/26/2025 19:47
nga:Genita C

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me seancën konstituive të Kuvendit, raporton GazetaBlic.

Ai e quajti vendimin një hap të rëndësishëm për ndaljen e një “devijimi të rrezikshëm kushtetues” dhe theksoi se rregullat parlamentare nuk mund të përdoren për bllokada politike.

Sipas Tahirit, Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë nuk mund të imponohet pa bazë kushtetuese, dhe se konstituimi i Kuvendit duhet të përfundojë brenda 30 ditësh.

Ai theksoi se PDK ka qëndruar në mbrojtje të rendit kushtetues dhe institucioneve funksionale.