Lajme

Agim Aliu konfirmon rikandidimin: “PO, gjithmonë për ju dhe për më të mirin Ferizaj”

06/26/2025 18:24
nga:Genita C

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka konfirmuar se do të garojë sërish në zgjedhjet lokale të tetorit 2025, raporton GazetaBlic.

Në një mesazh drejtuar qytetarëve, ai theksoi se përgjigjja e tij ka qenë dhe mbetet “PO” për Ferizajn, duke vlerësuar besimin që i është dhënë ndër vite dhe transformimet që, sipas tij, e kanë bërë Ferizajn një shembull zhvillimi në nivel republikan.

Aliu u zotua për vazhdim të angazhimit me përkushtim dhe energji të pandalshme.