Lajme

Sadiku: Faton Peci kandidat i VV-së për Mitrovicën

06/25/2025 20:42
nga:Genita C

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci do të jetë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosjes për komunën e Mitrovicës.

Kështu ka bërë të ditur autori i emisionit “Politiko”, Kushtrim Sadiku, në hyrje të këtij emisioni.

“Nga informacionet që i kam unë është se është zyrtarizuar kandidatura e z. Pecit për kryetar të komunës së Mitrovicës”, ka thënë Sadiku.