Sporti

Laporta konfirmon huazimin e Ansu Fatit në Monaco

06/25/2025 19:40
nga:Lorik J

Monaco dhe Barcelona kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Ansu Fatit.

Sulmuesi po i bashkohet Monacos në një marrëveshje huazimi njëvjeçar me mundësi blerjeje.

Ky është një mundësi e madhe për Ansu-n që ta rikthejë karrierën e tij në rrugën e duhur pasi ka pasur shumë vështirësi në dy vitet e fundit.

“Ansu Fati? Nëse gjithçka shkon mirë këtë javë, mund të kemi lajme shumë të mira, ai do të shkojë në Monaco”, tha Joan Laporta kur u pyet nga gazetarët.

/GazetaBlic Sport