Lajme

Abdixhiku priti në takim përfaqësuesin e Posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin- Qeveria e Unitetit zgjidhja më e mirë për daljen nga kriza

06/25/2025 16:14
nga:Y I

Kryetari i LDK-së ka pritur në takim përfaqësuesin e Posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, z. Eirik Nestås Mathisen.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet politike në vend, për sfidat me të cilat po përballet Kosova dhe për nevojën emergjente për formimin e institucioneve funksionale të vendit.

“Kryetari Abdixhiku shprehu qartë qëndrimet e LDK-së në raport me situatën aktuale, duke theksuar propozimin e LDK-së dhe nevojën për një Qeveri të Unitetit si zgjidhja më e mirë për daljen nga kriza dhe për garantimin e stabilitetit institucional e politik në vend” tha Abdixhiku raporton “Gazeta Blic”.

Njoftimi i plotë: