Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se është urgjente të formohet institucionet e Kosovës.
Ai pas dështimit të seancës së 37-të për konstituimin e Kuvendit, ka thënë se kryeministri në detyrë Albin Kurti ka uzurpuar këtë post por edhe atë të deputetit.
“E ka uzurpuar detyrën e kryeministrit e të deputetit, urgjente të bëhen institucionet e Kosovës”, ka thënë ai.
Abdixhiku konsideron se Albin Kurti po flet pa fije inteligjence, kur thotë se ‘opozita po ia zgjatë mandatin’.
“Mos i dëgjoni të gjithë njerëzit që flasin pa fije intelegjence. Si po ja zgjasim mandatin zotit Kurti? Është jolegjitim, pa mandate, e ka uzurpuar detyrën e kryeministrit në të njëjtën kohë”, tha sot Abdixhiku.


