Lajme

Dështon për të 37-ën herë konstituimi i Kuvendit – seanca zgjati më pak se dy minuta

06/25/2025 11:21
nga:G B

Ka dështuar sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Kjo është hera e 37-të që u mbajt seanca dhe Kuvendi nuk u konstitua.

Për komisionin për votim të fshehtë votuan 52 deputetë për, asnjë  kundër dhe asnjë abstenim.

Seanca e radhës do të mbahet pas 48 orëve, të premten më 27 qershor./GazetaBlic/