Lajme

Ministria e Mbrojtjes e Katarit thotë se ka kapur sulmin me raketa iraniane, nuk raportohen viktima

06/23/2025 19:23
nga:Genita C

Ministria e mbrojtjes e Katarit tha se mbrojtja e saj ajrore ka kapur me sukses një sulm me raketa që synonte Bazën Ajrore Al-Udeid në Katar, duke shtuar se sulmi nuk shkaktoi vdekje apo lëndime, raporton CNN, transmeton GazetaBlic.

Kujtojmë që katari mbylli këtë të hënë hapësirën e tij ajrore pas informacioneve se irandi do të godiste bazën Al-Udeid.

Kjo është një bazë masive jashtë kryeqytetit të Katarit, Doha, dhe është selia e selisë së Centcom-it amerikan për të gjitha operacionet e tij ajrore në Lindjen e Mesme, ku shërben edhe personeli ushtarak britanik me rotacion.

Shpërthime në Katar, dyshohet se Irani ka goditur një bazë amerikane