Lajme

Guri- Krakit: A ka më rëndë se kur të pyesin njerëzit kë e ke kryetar, me u përgjigj “Faton Pecin e Donika Gërvallën”

06/21/2025 13:15
nga:Y I

Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka reaguar ndaj një deklaratë të deputetit të Guxo, Nezir Kraki, i cili për kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, kishte deklaruar se “ka nisur të bindet se është kryetar i LDK-së”.

Guri thotë se Abdixhiku është zgjedhur kryetar i LDK-së me votë unanime pas një procesi zgjedhor që zgjati mbi 6 muaj por se i njëjti (Kraki) është në një parti me dy kryetarë.

‘A ka më rëndë se kur të pyesin njerëzit kë e ke kryetar, me u përgjigj “Faton Pecin edhe Donika Gërvallën’ vazhdon Guri postimin .

“Ti je në një parti që i ka dy kryetarë: Faton Pecin dhe Donika Gërvallën, komedi në vete. A ka më rëndë se kur të pyesin njerëzit kë e ke kryetar, me u përgjigj “Faton Pecin edhe Donika Gërvallën”? shkruan Guri raporton “Gazeta Blic”.

Reagimi i plotë: