Lajme

Canaj: Qeveria që nuk bënë zgjidhje, nuk e ka kapacitetin e duhur

06/20/2025 19:32
nga:Sh R

Analisti politik Blerim Canaj thotë se partia fituese duhet të gjej zgjidhje për ngërçin që po ndodh në kuvend, pasi qytetarët presin nga ajo dhe kjo është njëra ndër arsyet që sipas tij kanë ndikuar në rënien e Vetëvendosjes në sondazh.

“ Është e qartë që bie, së pari për shkak bllokadës që është bërë në Parlament, për shkak se është partia fituese është ajo që duhet të gjej zgjidhje dhe është e natyrshme që qytetari pret që qeveria të zgjidhet që të bëjë zgjidhje”– tha ai.

Por, sipas Canajt kjo nuk është e vetmja arsye, sipas tij edhe korrupsioni dhe forma e qeverisjes janë shkaktar poashtu.

“Natyrisht që janë arsyje të shumta se ne po ballafaqohemi me korrupsion për çdo ditë, po ballafaqohemi me vendime autoritare dhe autokratë për çdo ditë, ne kemi një kryeministër në shkuarje apo një deputet i cili nuk paraqitet në gjykatë, do të thotë është një formë e qeverisjes të cilën çdo diktator do ta kishte ëndërr”, shtoi ai.