Ish-deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka folur në lidhje me takimin e zhvilluar dje ndërmjet kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kryetarit të Nisma-s, Fatmir Limaj.
Dreshaj në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se ‘Kosova ka nevojë për krijim te institucioneve funksionale te vendit e jo për takime individuale shterpe, pa asnjë finale’.
Ai tha se përgjegjësia kryesore për zhbllokimin e ngërçit politik i takon VV-së dhe jo opozitës.
“Kosova ka nevojë për krijim te institucioneve funksionale te vendit e jo për takime individuale shterpe, pa asnjë finale.Përgjesia kryesore i takon VV-së e jo opozitës.Takimi mes Fatmir Limajt dhe Lumir Abdixhikut nuk ka rezultuar deri tani me ndonjë rezultat konkret politik, më shumë ishte takim konsultativ sesa marrëveshje konkrete.Abdixhiku tha se takimi me Limajn ishte “miqësor”, me fokus në bashkëpunimin për zgjedhjet lokale, e jo për të negociuar për një qeveri apo parlament të ri .Ndërsa Limaj vetë konfirmoi: “nuk kanë pasur ndonjë bisedim zyrtar”.Sipas meje takimet individuale janë të mirëpritura por zakonisht rrallë here sjellin zgjidhje” tha Dreshaj për “Gazeta Blic”.
Ish-deputeti i AAK-së tha se ‘ideja e Abdixhikut për një qeveri të tranzicionit kërkon takim të përbashkët mes të gjitha partive’.
“Ideja e z. Abdixhiku për një qeveri të tranzicionit kërkon takim të përbashkët mes të gjitha partive ndërsa takimi vetëm me një parti nuk pres të sjell dalje nga ky ngerç politik.Ketë e bazoj në faktet se:1. LDK nuk është dakord të hyjë në koalicion me opozitën pa marrëveshje të qartë mbi strukturën dhe pozicionet (p.sh. postin e kryeministrit) .2. Takimet eventuale të PDK-së dhe Nismën kanë ekzistuar në të kaluarën, por nuk kanë mbërritur ndonjë rezultate konkret.3. Propozimi 15-pikësh për një qeveri tranzicioni ekziston, por nuk është ndërmarr asnjë hap drejt avancimit dhe funksionalizimit të kësaj ideje” tha Dreshaj.
Ai tha se opozita duhet ta ruaj unitetin parimor, të takohet, të harmonizoj dhe strukturoj qendrimet jo ndaras por të gjithë bashkë.
“Çfarë pres të ndodhë?Limaj pret që Abdixhiku të paraqesë “zyrtarisht qeverinë e unitetit” në një takim me Nismën, dhe beson se “do të ketë shpejt marrëveshje politike” Abdixhiku, ka lakmi qeverisje si Kryeminister.Unë mendoj se rruga e daljes nga ky ngerç është reflektimi i VV-së në krijimin e strukturave të Kuvendit. Opozita duhet ta ruaj unitetin parimor, të takohet, të harmonizoj dhe strukturoj qendrimet për menaxhimin e vendit, jo ndaras por të gjithë bashk. Përfaqsimi në Kuvend këtë e imponon” tha Dreshaj në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”.

Shemsedin Dreshaj, AAK!
/Gazeta Blic/
LAJMI I FUNDIT: Abdixhiku e Limaj takim ‘kokë me kokë’ për 1 orë e 30 minuta


