Lajme

Haxhiu pas seancës: Opozita ka mungesë të theksuar të vullnetit për të kontribuar në konstituimin e Kuvendit

06/19/2025 11:11
nga:Y I

Kandidatja për postin e kryeparlamentares, Albulena Haxhiu është deklaruar pas dështimit të seancës së 34-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

“Ne gjatë kësaj kohe për asnjë moment të vetëm nuk kemi parë ndryshim të qëndrimeve nga ana e opozitës.Kemi parë mungesë të theksuar të vullnetit për të kontribuar në konstituuimin e Kuvendit të Kosovës”, tha ajo raporton “Gazeta Blic”.

Haxhiu ka theksuar më tej se zhvillimet për moskonstituimin e parlamentit janë shkelje e Kushtetutës

“Kjo është sjellje e papërgjegjshme, është shkelje e Kushtetutës së Republikës së Kosovës ”, shtoi ajo.

Sipas Haxhiut, Gjykata Kushtetuese rreth vendimit për komisionin e fshehtë në votimin e kryeparlamentarit, është vonuar.

“Duhet ta themi hapur se një çështje aq e thjeshtë, sepse Aleanca me disa deputetët të PDK-së dhe LDK-së me shkresën, lëndën që kemi parë e kanë kontestuar komisionin për votim të fshehtë”.