Lajme

Asgjë e re, dështon edhe tentativa e 34-të për konstituimin e Kuvendit

06/19/2025 10:33
nga:Y I

Ka dështuar edhe tentativa e 34-të me radhë për konstituimin e Kuvendit.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ftoi PDK-në, LDK-në, AAK- Nisma dhe Listën Serbe që të propozojnë nga një anëtar të komisionit për votim të fshehtë, gjë që u refuzua nga këto parti.

Më pas, Dehari e hodhi në votim komisionin, i cili nuk i mori votat e nevojshme.

“51 per, kundër 1 abstenim ska, ska kuorum” tha kryesuesi i seancës Dehari.

Seanca e radhës pritet të mbahet me 21 qershor në oren 10:30.

/Gazeta Blic/