Lajme

A do të ndërhyjë SHBA-ja ushtarakisht në konfliktin e Lindes së Mesme? Vjen përgjigja nga Trump

06/18/2025 17:02
nga:Mergim Rreci

Presidenti amerikan Donald Trump nuk ka qenë i qartë nëse SHBA-ja do të ndërhyjë ushtarakisht në konfliktin e Lindjes së Mesme.

Trumpi ka thënë se “ndoshta do ta bëj, ndoshta jo”, kur është pyetur nëse SHBA-ja do t’i bashkohet sulmeve izraelite ndaj Iranit.

“Askush nuk e di se çfarë dua. Por mund të them këtë: Irani është zhytur në probleme dhe dëshiron të negociojë”, ka thënë Trumpi.

Të mërkurën, lideri suprem i Iranit ka paralajmëruar Trumpin për dëme të pariparueshme nëse SHBA-ja u bashkohet sulmeve.