Në Graçanicë është arrestuar një i dyshuar për “Pjesëmarrje dhe organizim të grupit kriminal të organizuar”.
Ai është dërguar në mbajtje.
“PJESËMARRJE DHE ORGANIZIM I GRUPIT KRIMINAL TË ORGANIZUAR- Graqanicë / 03.06.2025 – 06:00. Lidhur me rastin, pas hetimeve të zhvilluara është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje .”


