Sporti

Zyrtare: Malisheva luan ndaj Vikingur të Islandës në kualifikueset e Conference League

06/17/2025 16:10
nga:Lorik J

Skuadra kosovare, Malisheva ka mësuar kundërshtarin e raundit të parë kualifikues për Conference League.

Malisheva e përfundoi kampionatin në vendin e tretë në renditje, me ç’rast edhe fitoi një vend në raundin e parë kualifikues të Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.

Ekipi i Bekim Isufit do të luajë në raundin e parë ndaj Vikingur të Islandës.

Ndeshja e parë luhet në Kosovë.

/GazetaBlic Sport