Lajme

Dështimi i 33-të në Kuvend, Koci: Të qeshemi së bashku, faturën po e paguan populli

06/17/2025 11:59
nga:Genita C

Avokati Arianit Koci ka reaguar për dështimin e 33-të të konstituimit të Kuvendit.

Ai ka bërë me dije se ky është një cirk, i cili po vazhdon.

Në profilin e tij në “Facebook”, Koci ka shkruar se faturën për këto dështime po e paguan populli.

“Pasnesër ka me qenë hera e 34-të, e të shtunën – e 35-ta. Cirku i deputetëve vazhdon. Të qeshemi së bashku! Ama mos harroni: faturën – po e paguajmë ne. Votuesit. Populli!”, ka shkruar Koci, i cili deri më tani disa herë ka protestuar para Kuvendit, duke kritikuar deputetët për ngërçin politik.