Klubi i Futbollit Celje njofton se ka arritur një marrëveshje me klubin ukrainas FK Vorskla Poltava për transferimin e Milot Avdylit.
Mesfushori 21-vjeçar ka nënshkruar një kontratë me klubin deri më 30.6.2028, transmeton GazetaBlic Sport.
Avdyli tashmë karrierën do ta vazhdojë në Slloveni, atje ku synon paraqitje sa më të mira.


