Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një person të dyshuar për vjedhje.
Në njoftimin e publikuar, thuhet se Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, është duke hetuar rastin dhe ka publikuar fotografinë e të dyshuarit.
“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohen për përfshirje veprën vjedhje”, thuhet në njoftim.
Të gjithë ata që mund të ndihmojnë, mund të kontaktojnë Policinë në numrin e telefonit 192, ose përmes emailit: [email protected].


