Lajme

“Episodi” i radhës i konstituimit, të martën

06/15/2025 12:37
nga:Genita C

Seanca e 32-të për të arritur konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar edhe sot.

Pas rezultatit të vakët të numrave për të arritur formimin e komisionit të fshehtë, kryesuesi i seancës, Avni Dehari ndërpreu punimet menjëherë.

Seanca e 33-të u caktua të mbahet të martën, pas 48 orësh nga ora 10:00.

Dështon edhe seanca e 32-të, zgjati 2 minuta e 41 sekonda: Kuvendi mbetet i bllokuar