Deputeti i VV-së, Arber Rexhaj, ka theksuar se pas përfundimit të zgjedhjeve, nuk është pasur një pasqyrë e qartë për vazhdimin e seancave në këtë formë.
Ai ka shtuar se gjatë këtyre muajve, VV-ja ka bërë përpjekje për të komunikuar me të gjitha subjektet politike, duke përfshirë kërkesën për votimin e fshehtë dhe letra e dërguar nga LDK-ja për koalicion.
Rexhaj theksoi se VV-ja ka përmbushur obligimin kushtetues për konstituimin e Kuvendit, dhe apeloi që të gjithë deputetët të përmbushin detyrën e tyre për të konsoliduar institucionet dhe për të kaluar në fazat e tjera të procesit.
“Sigurisht, kur kanë përfunduar zgjedhjet, nuk kemi pasur një pasqyrë të qartë për vazhdimin e seancave në këtë formë. Gjatë këtyre kohëve, VV-ja është munduar që përmes metodave të ndryshme të flasë me të gjitha subjektet politike, për votimin e fshehtë dhe letrën e dërguar nga LDK-ja për koalicion. Obligimin tonë kushtetues e kemi kryer dhe konstituimi bëhet nga të gjithë deputetët, sepse e kanë për obligim për votat e qytetarëve. Do të gjendet një zgjidhje, ndaj i bëj thirrje të gjithë kolegëve që kanë obligim të konstituojnë Kuvendin, dhe pastaj të kalojmë në fazën tjetër”, ka thënë Rexhaj.


