Lajme

Osmani takohet me kryeparlamentarin japonez, flasin për thellim të partneritetit ndërmjet vendeve

06/14/2025 10:12
nga:Sh R

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar Kryetarin e Parlamentit të Japonisë, Fukushiro Nukaga.

Ajo thotë se mbështetja e Japonisë për popullin e Kosovës ka qenë thelbësore gjatë të gjitha fazave të shtetndërtimit, dhe shton se synojnë që këtë partneritet ta ngremë në nivele edhe më të larta.

Postimi i saj:

Gjatë takimit me Kryetarin e Parlamentit të Japonisë, z. Fukushiro Nukaga, riafirmuam përkushtimin tonë të palëkundur për thellimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, në dobi të qytetarëve tanë dhe në shërbim të vlerave të përbashkëta.

Mbështetja e Japonisë për popullin e Kosovës ka qenë thelbësore gjatë të gjitha fazave të shtetndërtimit, dhe synojmë që këtë partneritet ta ngremë në nivele edhe më të larta.